Barcelona interesohet për Jadon Sanchon

  • A.P /
  • 15 October 2023 - 15:11
Barcelona interesohet për Jadon Sanchon

Jadon Sancho do të jetë një nga më të kërkuarit e merkatove si në janar ashtu edhe në qershor. 

Kriza totale e tij me trajnerin Erik Ten Hag, do ta detyrojë atë të largohet nga Manchester United dhe klubi anglez po përpiqet të gjejë një zgjidhje për të mos humbur paratë e investuara për transferimin e tij. 

Barça është informuar për situatën e tij si shumë klube evropiane, por në janar ata nuk do të bëjnë një lëvizje nëse nuk ka një largim të papritur, diçka që nuk mendohet. Një tjetër gjë është ajo që mund të ndodhë nga qershori.

Ideja e Manchester United dhe futbollistit është të bien dakord për një huazim afatshkurtër në mënyrë që futbollisti të rivlerësojë veten. 

Klubi anglez pagoi Borussia Dortmundin 85 milionë euro për nënshkrimin e tij pas negociatave të vështira, por ardhja e Ten Hag e ka ndryshuar karrierën e tij në Mançester. 

Trajneri e ka akuzuar si joprofesional dhe madje e ka larguar nga skuadra. Marrëdhënia e tyre është e papajtueshme kështu që futbollisti do të duhet të largohet.

Për këtë merkato të janarit, Juventusi duket se është në pole-pozicion për ta nënshkruar në formë huazimi për gjashtë muaj, por klubi italian as që po mendon për një transferim. 

Ka shumë mundësi që Jadon Sancho të dalë sërish në merkato në qershor dhe Barça do të jetë e vëmendshme për këtë. 

Pavarësisht gjithçkaje, rroga e lojtarit është shumë e lartë dhe për të kryer një lloj operacioni, Sancho do të duhet të ulë ndjeshëm pagën e tij për të luajtur në Camp Nou.

(Kosova Sot Online)