Kosova, kampione në “IHF Trophy” për grumposhën U17

  • A.P /
  • 15 October 2023 - 17:47
Kosova, kampione në “IHF Trophy” për grumposhën U17

Kombëtarja e Kosovës U17, në konkurrencën e vajzave, ka triumfuar në kampionatin “IHF Trophy” për zonën evropiane të kësaj grupmoshe, që u organizua këtë javë në Prishtinë.

Hendbollistet kosovare shënuan fitore sot në finalen ndaj Bosnjë-Hercegovinës

Ndeshja e zhvilluar në palestrën “1 Tetori”, aty ku u zhvilluan të gjitha ndeshjet e kësaj gare, përfundoi me shifrat 39:33.

Pas këtij triumfi, Kosova U17 ka siguruar fazën interkontinentale, nga ku pastaj mund të kërkojë kualifikimin për në Kampionat Botëror.

(Kosova Sot Online)