Ja ndeshja kryesore e fundjavës në basketboll

  • A.P /
  • 20 October 2023 - 17:41
Ja ndeshja kryesore e fundjavës në basketboll

Këtë vikend zhvillohet java e pestë e Superligës në basketboll me ndeshjen kryesore që luhet në kryeqytet.

Sigal Prishtina do të jetë nikoqire e skuadrës së Bashkimit, takim që zhvillohet të dielën nga ora 16:00.

Në këtë takim, të dy ekipet hyjnë pas fitoreve xhiron e kaluar. Kryeqytetasit mposhtën Istogun, derisa portokallinjtë në derbin lokal Prizrenin.

Sa i përket renditjes, momentalisht gjithçka është e barabartë mes ekipeve.

Që të dyja kanë nga tri fitore e një humbje me nga shtatë pikë në pozitat tre e katër.

Ekipi i vetëm pa humbje deri më tani, Peja pritet ta realizojë edhe të radhës në shtëpi ndaj Istogut, ku është favorite në letër.

Pejanët kanë zhvilluar tri takime, minus një, duke mposhtur edhe Trepçën edhe Yllin. Nga katër xhiro, Istogu ka një fitore e tri humbje.

Kjo përballje do të luhet të dielën nga ora 20:30.

Të shtunën luhen dy ndeshje. Ekipi i dytë i Superligës, Trepça shkon për tu përballur me Prizrenin nga ora 17:00.

Tri fitore e një humbje për mitrovicasit, e një fitore e tri humbje për Prizrenin.

Takimi i fundit është mes Vëllaznimit e Golden Eagle Yllit, të shtunën nga ora 19:00.

Gjakovarët janë ekipi i vetëm deri më tani pa fitore, kanë katër humbje, derisa Ylli një fitore e tri humbje. 

(Kosova Sot Online)