Drita mposhtet nga Dukagjini, Fushë Kosova fiton ndaj Lirisë

  • A.P /
  • 05 November 2023 - 15:22
Drita mposhtet nga Dukagjini, Fushë Kosova fiton ndaj Lirisë

Kanë përfunduar dy ndeshjet e nisura nga ora 13:00 në Superligën e Kosovës në futboll.

Dukagjini ka shënuar fitore të madhe, duke e mposhtur në shtëpi Dritën me rezultat minimal 1:0.

Ishte Blerind Morina që realizoi golin e vetëm dhe të fitores për klinasit në minutën e 57-të të ndeshjes nga penalltia.

Me këtë fitore, Dukagjini tani ngjitet në vendin e pestë me 17 pikë të tubuara.

Në anën tjetër, Drita mbetet e dyta me 22 pikë, shtatë më pak se Ballkani që ka edhe një ndeshje më pak të luajtur po ashtu.

E fitore sot shënoi edhe Fushë Kosova që e mposhti në Lipjan Lirinë e Prizrenit me rezultat 2:0.

Me këtë triumf, tani Fushë Kosova del nga pozita e fundit dhe renditet e parafundit me 10 pikë.

E Liria tani zbret në vendin e fundit në tabelë me tetë pikë gjithsej. 

(Kosova Sot Online)