Ancelotti flet për Realin dhe për yjet Bellingham, Vinicius, Rodrygo, Diaz e Guler

  • A.P /
  • 07 November 2023 - 16:24
Ancelotti flet për Realin dhe për yjet Bellingham, Vinicius, Rodrygo, Diaz e Guler

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur në “Sky Sport” në prag të ndeshjes së nesërme kundër Bragës në Ligën e Kampionëve.

Trajneri italian fillimisht e ka analizuar gjendjen fizike të Jude Bellinghamit, i cili nuk është dhe aq mirë pas një problemi që e kishte në krahë.

“Është mirë, është në dispozicion, por më duhet ta shoh ta shoh ende nëse do të jetë titullar apo nëse do të pushojë për shkak të problemit në krahë. Ka ushtruar, por ta shohim. Nëse nuk do të jetë ai, mund të jenë Brahim Diaz ose Arda Guler, i cili ka kualitete të mëdha dhe i duhet të luajë. Kemi opsione”, deklaroi trajneri i “Los Blancos”.

Ai foli edhe për dyshen braziliane, Vinicius Junior dhe Rodrygo, të cilët nuk po kalojnë nëpër momente të mira pasi nuk po shënojnë gola.

“I shoh si gjithmonë, në lojë dhe në kualitetin që e shfaqin. Sulmuesit ndonjëherë shënojnë nga çdo pozitë dhe nganjëherë tjetër jo. Por, shpejt do t’i gjejnë edhe golat e Vinicius dhe Rodrygo”.

“Real Madridi? Për një trajner është gjithmonë e njëjta, nëse fiton je i mirë, nëse jo, dihet…”, përfundoi Ancelotti.

(Kosova Sot Online)