Zvicra publikon listën, ftohet Shaqiri, Xhaka dhe Zeqiri për ndeshjen ndaj Kosovës

  • S.A /
  • 10 November 2023 - 11:56
Zvicra publikon listën, ftohet Shaqiri, Xhaka dhe Zeqiri për ndeshjen ndaj Kosovës

Përzgjedhësi i Zvicrës Murat Yakin ka publikuar listën e lojtarëve për tri ndeshjet e fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian që do të mbahet në vitin e ardhshëm në Gjermani, transmeton "Kosova Sot Online ".

Helvetikët fillimisht do të ballafaqohen me Izraelin me datë 15 nëntor, teksa më pas do ta presin Kosovën tre ditë më vonë. Kampanjën kualifikuese, Zvicra do e mbyll ndaj Rumanisë me datë 21 nëntor.

Të gjitha këto ndeshje do të zhvillohen duke filluar nga ora 20:45. Në mesin e të ftuarve te Zvicra është Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Andi Zeqiri. Përndryshe grupin I, e kryeson Rumania me 16 pikë të grumbulluara nga tetë ndeshje, Zvicra është e dyta me një pikë më pak, por me një ndeshje më pak të zhvilluar. Në vendin e tretë është Izraeli me 11 pikë, me dy takime më pak të luajtura. Në pozitën e katërt është Kosova me shtatë sosh. Në vendin e pesë dhe të gjashtë është Bjellorusia dhe respektivisht Andorra me vetëm dy pikë.  

(Kosova Sot Online )