EURO 2024/ Shqipëria rrezikon short ‘ferri’, ja skenarët e mundshëm

  • S.A /
  • 22 November 2023 - 11:37
EURO 2024/ Shqipëria rrezikon short ‘ferri’, ja skenarët e mundshëm

Barazimi ndaj Ishujve Faroe i ka mjaftuar Shqipërisë të sigurojë vendin e parë në grupin e saj kualifikues në “Euro 2024″, por mbi të gjitha të sigurojë për herë të parë, praninë në vazon e dytë në një short të një turneu madhor, transmeton "Kosova Sot Online ".

Një arritje historike, por që ka dy anë të medaljes. Kjo, pasi në vazon e dytë, Shqipëria ka përkrah ekipe, ndoshta më të lehta se sa rivalë që mund të dalin në vazon e tretë apo në të katërt në short.

Pasi janë luajtur të gjitha ndeshjet dhe përcaktimit të fundit, Shqipëria ka shmangur në shortin e 2 dhjetorit kombëtare si: Hungaria,Danimarka, Austria, Turqia dhe Rumania.

Ndërkohë sa i përket vazos së tretë, aty ka përfunduar Holanda, ndërsa Italia ka zbritur në vazon e katërt, pas fitores së Kroacisë.

Kështu kuqezinjtë rrezikojnë edhe një grup”ferri” me kombëtare si Franca, Holanda dhe Italia. Tri ekipet e tjera të grupit të katërt do të vendosen në Play Off-in e muajit mars.

Skenari më i keq i mundshëm 

Francë

Shqipëri

Itali

Holandë

Skenari më i favorshëm

Gjermani

Shqipëri

Serbi

Rep. Çeke

(Kosova Sot Online )