Vdes ish-futbollisti i njohur anglez, shkoi nga Premierliga në filma për të rritur

  • 22 November 2023 - 11:28
Vdes ish-futbollisti i njohur anglez, shkoi nga  Premierliga në filma për të rritur

Ish-futbollisti i Crystal Palacet, Oliver Spedding, i cili e kishte lënë futbollin për t’iu përkushtuar filmave për të rritur, ka ndërruar jetë në moshën 34 vjeçare, transmeton "Kosova sot Online ".

Spedding, i cili kishte luajtur po ashtu në Croydon, ishte i dashuri i yllit të filmave pornografikë, Sophie Anderson, njofton mediumi britanik “Daily Mail”.

Një minutë heshtje u realizua para lojës së fundit të Croydonit, ku ish-trajneri i të ndjerit, Liam Giles, e quajti atë si një “luftëtar në fushë”.

Ekipi amator i futbollit e konfirmoi vdekjen e tij përmes një njoftimi në rrjetet sociale. Arsyet e vdekjes së Spedding nuk janë bërë ende të ditura.Ai e kishte kaluar një kohë në burg dhe më nuk e tërhiqte loja e futbollit.

Më pas zbuloi se i kishte rënë pishman edhe që i ishte futur botës së pornografisë. 

(Kosova Sot Online )