Lexoni edhe:
Anglezët shpresojnë t’iu bie Shqipëria në grup në Euro 2024, e shohin më të lehtë kualifikimin
Agjentja Rafaela Pimenta ka konfirmuar se sulmuesi i Santos, Marcos Leonardo do të transferohet në Evropë në janar, transmeton "Kosova Sot Online ".
Roma është favorite për të nënshkruar me sensacionin brazilian në afatin e dimrit.
Pimenta tha për Sky Italia: “Do të ishte një pyetje për anëtarin e Romës, Tiago Pinto (drejtori i përgjithshëm i Romës), ai do të jetë atje këtë pasdite”.
“Ajo që mund të them është se lojtari është gati të largohet dhe këtë herë ka një çmim fiks, nuk do të ketë nevojë për negociata të gjata, është arritur marrëveshja korrekte me Santosin”.
“Ai bëri gjithçka që duhej të bënte në Brazil për të ndihmuar ekipin dhe tani është gati të largohet”, ka zbuluar më tej ajo. Roma e kërkoi Leonardon edhe gjatë verës, mirëpo Santosi nuk dëshironte ta lëshonte.
(Kosova Sot Online )