Man Utd e fiton bindshëm derbin ndaj Chelseat, vendos McTominay

  • S.A /
  • 07 December 2023 - 08:35
Man Utd e fiton bindshëm derbin ndaj Chelseat, vendos McTominay

Manchester United ka triumfuar në derbin e javës së 15 në Premierligë ndaj Chelseat, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Djajtë e Kuq” fituan në shtëpi me rezultat 2:1 në elitën e futbollit anglez.

McTominay kaloi vendasit në epërsi në minutën e 19-të të ndeshjes.

Në fund të pjesës së parë, Cole Palmer barazoi shifrat.

Por ishte sërish Scott McTominay i cili shënoi në minutën e 69-të për t’ia dhënë fitoren shumë të rëndësishme ekipit të tij.

Kësisoj, tani Manchester United shkon në kuotën e 27 pikëve në vendin e gjashtë në tabelë.

Në anën tjetër, Chelsea mbetet i dhjeti me 19 pikë gjithsej.

(Kosova Sot Online )