Origi do të kthehet te Milani

  • A.P /
  • 08 December 2023 - 21:00
Origi do të kthehet te Milani

Milani ka një lajm të keq nga tregu i transferimeve pasi Nottingham Forest raportohet se do ta kthejë Divock Origin.

Reprezentuesi belg ka qenë një dështim i plotë që kur iu bashkua kuqezinjve si agjent i lirë nga Liverpool në verën e vitit 2022

Në 36 paraqitje konkurruese për klubin, sulmuesi kontribuoi vetëm me dy gola dhe një asistim.

Ai u dërgua në Nottingham Forest në formë huazimi me një opsion blerjeje për 5 milionë euro.

Megjithatë, nuk duket sikur Milani po i merr ato para, sepse Origi ka luajtur vetëm 152 minuta këtë sezon të shpërndarë në tetë paraqitje në Premierligë.

Kjo do të thotë se ka shumë pak gjasa që Nottingham Forest të aktivizojë opsionin e tyre për të blerë, kështu që do të kthejë 28-vjeçarin dhe pagën e tij të madhe në “San Siro” në fund të sezonit.

Divock Origi është nën kontratë me Milanin deri në qershor ti vitit 2026. Ai fiton 4 milionë euro neto për sezon (5.2 milionë euro bruto).

(Kosova Sot Online)