Ancelotti zbulon ardhmen e Modricit e të Kroosit

  • S.A /
  • 12 December 2023 - 11:41
Ancelotti zbulon  ardhmen e Modricit e të Kroosit

Carlo Ancelotti ka folur për të ardhmen e Luka Modricit dhe Toni Kroosit. Dy veteranët e mesfushës mund të largohen nga Real Madridi në fund të sezonit, por nuk përjashtohet mundësia që legjenda kroate t’i bëjë valixhet gati qysh në janar pasi nuk po ka hapësira në ekipin e “DonCarlos”, transmeton "Kosova Sot Online ".

Trajneri italian do të donte ta ketë në ekip ish-futbollistin e Tottenhamit, por ky i fundit e ka shprehur zhgënjimin dhe dëshpërimin për faktin se ka përfunduar shpesh në bankinë.

“Modric, Kroos e Nacho do të vendosin për të ardhmen e tyre kur të duan ata”, u shpreh fillimisht ish-trajneri i Juventusit, Milanit, Chelseat, Paris Saint-Germainit, Bayern Munichut, Napolit e Evertonit.

“Legjendat e këtij klubit vendosi vetë se çka duan të bëjnë. Klubi e ka një respekt të madh për këta lojtarë, të cilët e kanë fituar të drejtën të vendosin për të ardhmen e tyre”, përfundoi Ancelotti.

Modric ka marrë oferta nga Arabia Saudite dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa do të vendosë shpejt për të ardhmen. 

(Kosova Sot Online )