Man Utd i theu dy rekorde negative mbrëmë

  • S.A /
  • 13 December 2023 - 12:47
Man Utd i theu dy rekorde negative mbrëmë

Manchester United e ka prekur fundin. “Djajtë e Kuq” u eliminuan mbrëmë nga Liga e Kampionëve pas një kampanje dizastër që e patën në fazën e grupeve, transmeton "Kosova Sot Online".

Ata u mposhtën nga Bayern Munichu me rezultat 0:1 në “Old Trafford” për ta mbyllur Grupin A në pozitën e fundit me vetëm 4 pikë nga 6 ndeshje të zhvilluara.

Njëherësh, gjiganti anglez i regjistroi dy rekorde negative mbrëmë, shkruan “Gazeta Express”.

I pari ka të bëjë me pozitën e fundit në të cilën përfunduan Bruno Fernandes me shokë.

Sipas “Squawka”, United është ekipi i parë anglez që përfundon në vendin e fundit në tabelë të fazës së grupeve të Championsit në dy raste, pasi kjo i kishte ndodhur edhe në sezonin 2005/06.

Ndërkohë, rekordi tjetër i zi i ekipit të Erik ten Hag pas golit të Kingsley Coman mbrëmë është zbuluar nga “Opta”.

Ekipi nga “Teatri i Ëndrrave” i ka pësuar 15 gola në fazën e grupeve të Championsit, më së shumti që i pëson një skuadër e Premierligës ndonjëherë në këtë fazë.

Ky është një tjetër dëshpërim për njërin prej klubeve më të mëdha britanike, ndërsa vetëm Royal Antëerpi i Arbnor Mujës ka pësuar po aq gola sa United në këtë fazë në këtë sezon, ndonëse e ka edhe një lojë për ta zhvilluar sonte. Ky pa dyshim është njëri prej sezoneve më dëshpërues të Man Utd ndonjëherë. 

(Kosova Sot Online )