Kështu duket tabela e Superligës pas derbit të sotëm

  • S.A /
  • 20 December 2023 - 16:18
Kështu duket tabela e Superligës pas derbit të sotëm

Sot u zhvillua ndeshja e mbetur e xhiros së tretë të Superligës së futbollit ndërmjet Dritës dhe Ballkanit.

Skuadra gjilanase e fitoi këtë derbi me përmbysje me rezultat 2:1 për të mbetur në garë për titull të kampionit.

Bardhekaltrit e gjetën veten në disavantazh pasi kampionët e Kosovës avancuan të parët me golin e Bajram Jashanicës, shkruan “Gazeta Express”.

Por, golat e Blend Baftiut dhe Blerim Krasniqit përmbysën gjithçka në pjesën e parë dhe Drita e regjistroi një fitore të madhe, e cila ia mundëson t’i afrohet liderit Ballkani në pesë pikë, ndonëse ky i fundit e ka një lojë më pak të zhvilluar.

Ballkani do ta zhvillojë lojën e mbetur të xhiros së 13-të me Gjilanin gjatë fundjavës.

Për momentin është 5 pikë përpara dy ndjekësve kryesorë për titull të kampionit, Llapi dhe Drita, të cilët e kanë nga një lojë më shumë.

 

(Kosova Sot Online )

Image