Klubet e mëdha angleze pas Nicolo Barella

  • S.A /
  • 23 December 2023 - 09:20
Klubet e mëdha angleze pas Nicolo Barella

Liverpool, Chelsea dhe Newcastle United raportohet se janë të interesuar të nënshkruajnë me Nicolo Barellan në verën e ardhshme, transmeton "Kosova Sot Online".

E ardhmja e italianit ka qenë objekt spekulimesh gjatë dy viteve të fundit, me një numër klubesh të mëdha evropiane që thuhet se kanë treguar interesim.

Barella iu bashkua Interit fillimish në formë huazimi gjatë sezonit 2019/2020 përpara se të përfundonte një lëvizje të përhershme nga Cagliari te klubi nga Milano.

Ai tani ka regjistruar 210 paraqitje me “Nerazzurrët”, duke shënuar 21 gola dhe regjistruar 47 asistime.

Sipas “Fichajes”, Interi është aktualisht në bisedime për kontratën e re me 26-vjeçarin, me nënkampionët e Evropës të etur për të zgjatur marrëveshjen aktuale, e cila do të skadojë në qershor të vitit 2026.

Interi thuhet se e sheh rinovimin e kontratës me të si prioritet, por në anën tjetër Liverpool, Chelsea dhe Newcastle United po shpresojnë ta joshin atë për t’u transferuar në Premierligë.

Gjiganti italian besohet se është i gatshëm të rrisë pagën e Barellas, mendohet që ai të mund të fitojë më shumë para duke u transferuar në kampionatin anglez.

Nicoli Barella ka shënuar një herë dhe ka dhënë tre asistime në 16 paraqitje në Serie A këtë sezon, me Interin aktualisht në krye të tabelës, me katër pikë më shumë se Juventusi i vendit të dytë. 

(Kosova Sot Online )