Kuka: Medaljet elitare në vendin tonë ishin ndjenjë e papërshkrueshme, 2024-shi me shpresa që të kthehemi me medalje olimpike

  • E.K /
  • 01 January 2024 - 13:09
Kuka: Medaljet elitare në vendin tonë ishin ndjenjë e papërshkrueshme, 2024-shi me shpresa që të kthehemi me medalje olimpike

Driton Kuka e ka përkufizuar vitin 2023, i cili ishte mjaft pozitiv për xhudon kosovare.

Trajneri i suksesshëm i xhudos i ka përmendur mbi të gjitha medaljet që i fituan garuesit kosovarë në Kampionatin e Hapur Evropian, i cili u mbajt në Kosovë për herë të parë.

E për vitin 2024, që nisi sot, trajneri pejan shpreson që xhudistët kosovarë të fitojnë medalje në Lojërat Olimpike, të cilat do të mbahen në Paris.

Në dy Olimpiadat e fundit Kosova i fitoi tri medalje të arta në xhudo me Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën dhe Distria Krasniqin.

Ndërsa, xhudoja shihet si shpresa e vetme e Kosovës për të fituar medalje edhe në verën që vjen në Francë. 

(Kosova Sot Online)