Mbi 100 mijë tifozë përmes votave e zgjodhën ekipin ideal të vitit

  • S.A /
  • 03 January 2024 - 13:00
Mbi 100 mijë tifozë përmes votave e zgjodhën ekipin ideal të vitit

Viti 2023 mori fund dhe tash është koha për t’i bërë llogaritë.

Faqja e Instagramit “FTBL” ua ka dhënë mundësinë tifozëve që ta zgjedhin ekipin ideal të vitit.

Mbi 100 mijë vota të tifozëve e kanë sjellë ekipin më të mirë të vitit që shkoi,transmeton "Kosova Sot Online ".

Sulmi përbëhet nga treshja e frikshme, nga veteranët Ronaldo e Messi dhe nga Vinicius Junior. 

Mesfusha po ashtu ka lojtarë të mëdhenj si Jude Bellingham, i cili po kalon momente magjike, dhe nga dy kampionët anglezë, evropianë dhe botërorë, Kevin de Bruyne e Rodri.

Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Dimarco i Interit, Saliba i Arsenalit, dhe nga dyshja e Barcelonës, Araujo e Cancelo. Kurse, në portë ka përfunduar Alisson i Liverpoolit.

(Kosova Sot Online )