Uzuni e nis me gol vitin 2024

  • A.P /
  • 03 January 2024 - 20:52
Uzuni e nis me gol vitin 2024

Myrto Uzuni e ka nisur me gol vitin 2024.

Sulmuesi shqiptar shënoi në fitoren 2:0 të Granadas ndaj Cadizit, në kuadër të javës së 19-të në La Liga.

Uzuni kaloi vendasit në epërsi në minutën e 22-të të ndeshjes.

Goli i dytë erdhi në të 70-tën, kur realizoi Zaragoza.

Me këtë fitore, tani Granada e Uzunit shkon në 11 pikë në vendin e parafundit në tabelë.

(Kosova Sot Online)