Pedri shpresë e madhe për Barcelonën

  • S.A /
  • 12 January 2024 - 12:43
Pedri  shpresë e madhe për  Barcelonën

Pedri u rikthye në gjysmëfinalen e Superkupës kundër Osasuna. Mesfushori spanjoll u inkuadrua në fushë në minutën e 61-të, pak çaste pasi Lewandowski shënoi golin e parë të ndeshjes, transmeton "Kosova Sot Online ". 

Dhe me të, gjithçka ishte më e lehtë, sepse Barça kishte shumë më tepër kontroll të lojës.

Pedri u lëndua më 19 dhjetor në stërvitje. Një lëndim i ri muskulor që e la jashtë ndeshjeve kundër Almería, Las Palmas dhe Barbastro. 

Barça i fitoi të tre ndeshjet, por me pak rrjedhshmëri në lojën e tyre. 

Xavi e priste Pedrin krahëhapur. Ai e di se mund të jetë kyç në finalen e së dielës kundër Real Madridit dhe se mund të jetë një ndihmë e jashtëzakonshme për këtë pjesë të dytë të sezonit.

(Kosova Sot Online )