Llapi pëson edhe humbjen e dytë në miqësore

  • A.P /
  • 17 January 2024 - 16:52
Llapi pëson edhe humbjen e dytë në miqësore

Skuadra e Llapit ka marr një tjetër humbje në miqësoret që po i zhvillon për fazën përgatitore në Antalia të Turqisë.

Llapjanët pësuan nga skuadra elitare e Hungarisë, Kecskemeti me rezultatin 2:0. Që të dy golat u shënuan në pjesën e dytë.

Pra, kjo ishte miqësorja e dytë e Llapit në Turqi. Ndeshjen e parë e humbën nga Nasafi i Uzbekistanit  2:1.

Në pranverë, të besuarit e Tahir Batatinës hyjnë nga pozita e dytë me 34 pikë, aq sa ka edhe Drita e treta, derisa janë gjashtë pikë larg Ballkanit lider.

(Kosova Sot Online)