Futbollisti i City befason me dëshirën se ku dëshiron të luaj

  • A.P /
  • 18 January 2024 - 16:56
Futbollisti i City befason me dëshirën se ku dëshiron të luaj

Kalvin Phillips pritet të largohet nga Manchester City gjatë këtij muaji në formë të huazimit, pas një aventure të keqe tek ky klub.

Phillipsin e kanë penguar shumë lëndimet por edhe konkurrenca e madhe tek City.

Anglezi dëshiron të ndryshojë skuadër dhe të marr më shumë minuta në mënyrë që të ketë një vend për evropianin e këtij viti me Kombëtaren e tij.

Sipas gazetës Sport, Phillips është i etur për një kalim te Barcelona në formë huazimi.

Në krahun tjetër, katalunasit janë të gatshëm ta marrin vetëm si huazim jo blerje.

Të interesuar për mesfushorin anglez janë Atletico Madrid, Newcastle United, West Ham United dhe Crystal Palace.

(Kosova Sot Online)