Rrahmani shënon për Rapidin

  • A.P /
  • 19 January 2024 - 21:39
Rrahmani shënon për Rapidin

Pas Ermal Krasniqit, edhe Albion Rrahmani ka gjetur rrugën për te goli i parë me Rapid Bukureshtin në këtë vit.

Sulmuesi kosovar ka shënuar sonte në ndeshjen që skuadra e tij po e zhvillon ndaj U Craiova

Rrahmani shënoi nga penalltia nelë minutën e 76-të për rezultatin 2:3.

Ky është goli i parë zyrtar i 23-vjeçarit per këtë vit, si dhe i pari pas rikthimit të tij nga lëndimi.

Albion Rrahmani tani numëron shtatë gola në elitën e futbollit rumun. 

(Kosova Sot Online)