Shefi ekzekutiv i Interit e konfirmon ofertën e re për Lautaron

  • A P /
  • 22 January 2024 - 15:20
Shefi ekzekutiv i Interit e konfirmon ofertën e re për Lautaron

Shefi ekzekutiv i Interit, Giuseppe Marotta ka konfirmuar se klubi italian e ka bërë gati një ofertë të cilën do t’ia bëjë Lautaro Martinezit për kontratën e re.

Sulmuesi argjentinas po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme në këtë edicion dhe “Nerazzurri” po duan ta “blindojnë” lojtarin.

“Nuk do të ketë ndonjë problem për vazhdimin e kontratës së Lautaro Martinezit. Ne kemi qenë të zënë me shumë ndeshje në javët e fundit, por gjithçka do të mbyllet shpejt”, deklaroi Marotta. 

(Kosova Sot Online)