Ten Hag kundërshton: Nuk ka hapësirë për sulmues të ri te Man Utd

  • S.A /
  • 26 January 2024 - 16:16
Ten Hag kundërshton:  Nuk ka hapësirë për sulmues të ri te Man Utd

Trajneri Erik ten Hag e ka përjashtuar mundësinë e nënshkrimit të një sulmuesi para përfundimit të afatit kalimtar të dimrit, pavarësisht mungesës së Anthony Martial, transmeton "Kosova Sot Online ". 

Lëndimi i Martial dhe operimi i tij ka bërë që të përfolët për një sulmues të ri te Unitedi në këtë afat kalimtar, por Ten Hag ka përjashtuar mundësinë.Ten Hag beson se Marcus Rashford herë pas here mund të futet në pozicion kur të jetë e nevojshme.“Kam shikuar por nuk ka vend. Nuk ka hapësirë ​​në Fair Play Financiar për të bërë diçka për këtë mungesë numri në pozicionin e sulmuesit”, ka thënë fillimisht Ten Hag. 

“Sigurisht, Rashford mund të luajë si sulmues; ne kemi disa alternativa të tjera dhe është e qartë se Anthony është jashtë për disa muaj, është një boshllëk në skuadrën tonë, e qartë”, përfundoi holandezi.

Rasmus Hojlund ka shënuar shtatë gola që nga kalimi i tij në Old Trafford. Me Martialin të padisponueshëm, pritej që United të sillte një sulmues në formë huazimi.

Karim Benzema u shpall si nënshkrimi i preferuar i klubit. Megjithatë, Ten Hag i ka varrosur spekulimet.

(Kosova Sot Online )