Kosova nesër ndeshje vendimtare ndaj Malit të Zi

  • S.A /
  • 26 January 2024 - 15:46
Kosova nesër ndeshje vendimtare  ndaj Malit të Zi

Kombëtarja e Kosovës U20, të shtunën do ta zhvillojë ndeshjen e fundit të kualifikimeve për CEV U20 EuroVolley. Në ndeshjen për vendin e pestë, volejbollistet tona do të ndeshen me Malin e Zi, transmeton "Kosova Sot Online ".

Kosova përballë Malit të Zi ka arritur që në grupmoshat e reja, edhe të fitojë ndeshje, kur në U17 vitin e kaluar e kishte mposhtur 3:0.

“Dardanet” shorti i vendosi në grup të vështirë ndaj Turqisë e Rumanisë, dy Kombëtare që arritën në gjysmëfinale.

(Kosova Sot Online )