Man United reagon ashpër rreth situatës së Rashford

  • S.A /
  • 30 January 2024 - 08:55
Man United reagon  ashpër rreth situatës së Rashford

Manchester United ka dalë me një reagim zyrtar rreth situatës së krijuar së fundmi me yllin e tyre, Marcus Rashford. Nga klubi u tha se lojtari “ka marrë përgjegjësinë për veprimet e tij”, pas raportimeve se ai është parë në një klub nate në Irlandën e Veriut të mërkurën dhe të enjten në mbrëmje, transmeton "Kosova Sot Online ".

Reprezentuesi anglez humbi stërvitjen të premten pasi u raportua i sëmurë dhe nuk u paraqit në fitoren 4:2 të së dielës në Kupën FA, kundër Newport.

Në një deklaratë zyrtare të lëshuar nga Man United thuhet: “Marcus ka marrë përgjegjësinë për veprimet e tij .Kjo është trajtuar si një çështje e brendshme disiplinore, e cila tani është mbyllur”, raporton “BBC”.

26-vjeçari është kthyer në stërvitje dhe do të jetë në dispozicion të Erik ten Hag për ndeshjen e së enjtes, ndaj Wolvesit. “Ai u raportua i sëmurë. Pjesa tjetër është një çështje e brendshme dhe unë do të merrem me të”, tha Ten Hag pas fitores të së dielës në Uells. Ten Hag, John Murtough dhe Patrick Stewart u morën me këtë çështje. Rashford ishte në terrenin stërvitor të “Djajve të Kuq” të hënën me vëllain Dwaine, i cili është pjesë e ekipit të tij përfaqësues. 

(Kosova Sot Online )