Grand Slami i Parisit: Sot ndeshen Laura, Akili e Dardani

  • S.A /
  • 03 February 2024 - 09:53
Grand Slami i Parisit: Sot ndeshen Laura, Akili e Dardani

Grand Slami i xhudos që po mbahet në Paris vazhdon sot me disa kategori tjera. Laura Fazliu, Akil Gjakova dhe Dardan Cena do të jenë xhudistët nga Kosova që garojnë gjatë ditës së sotme, transmeton "Kosova Sot Online ".

Kujtojmë se dje, Distria Krasniqi e fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë. Nora Gjakova u rendit e pesta, kurse Flaka Loxha u eliminua në raundin e tretë. Gjatë ditës së nesërme, do të garojnë Loriana Kuka dhe Shpati Zekaj.

(Kosova Sot Online )