Sot super përballja në basketboll, Sigal Prishtina-Peja

  • S.A /
  • 03 February 2024 - 08:41
Sot super përballja në basketboll, Sigal Prishtina-Peja

Fundjava sjell super ndeshje në elitën e basketbollit, ku zhvillohet xhiroja e 20-të e Superligës dhe ku përballen katërshja me traditë në basketbollin e Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sfida e parë zhvillohet ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës, ku pritet një super ndeshje dhe një superatmosferë në kryeqytetin e Kosovës.

Prishtinasit janë në vendin e tretë me 13 fitore e gjashtë humbje, derisa pejanët kanë 14 fitore e pesë humbje, duke i ndarë vetëm një pikë mes tyre, e kjo do të bëjë edhe më interesante këtë përballje.

Në dy takimet e këtij edicioni, të dy skuadrat kanë nga një fitore ndaj njëra-tjetrës si mysafire. Pejanët triumfuan në Prishtinë 80:95, derisa kryeqytetasit në Pejë, 78:81.

Dita e shtunë vazhdon me super përballjen tjetër ndërmjet Bashkimit dhe Trepçës, ku të dy skuadrat hyjnë vetëm për fitore. Prizrenasit janë në vendin e gjashtë me shtatë fitore e 12 humbje, kurse mitrovicasit në vendin e parë me 17 fitore e dy humbje.

Këtë edicion ‘Xehetarët’ kanë dy fitore ndaj Portokallezinjëve, 77:99 dhe 84:67.

(Kosova Sot Online )