Federata e Boksit e nderon Ditën e Pavarësisë me turne ndërkombëtar

  • A.P /
  • 14 February 2024 - 16:07
Federata e Boksit e nderon Ditën e Pavarësisë me turne ndërkombëtar

Federata e Boksit të Kosovës do të nderojë për herë të 16-të rresht Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Shtëpia e boksit kosovar ka njoftuar se do ta organizojë turneun ndërkombëtar tradicional “Pavarësia 2024.

Në këtë turne do të marrin pjesë shtetet e rajonit si Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe nga nikoqiri Kosova.

Turneu do të mbahet më 17 shkurt nga ora 12:00 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë. 

(Kosova Sot Online)