Llapi në avantazh ndaj Dukagjinit

  • A.P /
  • 18 February 2024 - 14:21
Llapi në avantazh ndaj Dukagjinit

Pjesa e parë: Llapi në avantazh ndaj Dukagjinit, Malisheva po fiton ndaj Fushë Kosovës

Kanë përfunduar pjesët e parë në dy ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës në futboll.

Llapi është duke avancuar 1:0 në shtëpi ndaj Dukagjinit.

Muhamet Hyseni realizoi nga penalltia në minutën e nëntë të ndeshjes.

E për penalltinë e shkaktuar, Besir Iseni u ndëshkua direkt me karton të kuq, pasi luajti me dorë në zonë të rreptësisë.

Malisheva është duke avancuar 2:0 ndaj Fushë Kosovës. Rilind Haziraj dhe Altin Aliu shënuan golat e vendasve.

(Kosova Sot Online)