![](/uploads/kosova-sot/images/2024/February/21/200x200_visar-avdyli-1-1-600x360_11708516178.png)
Lexoni edhe:
Ky është personi që u arrestua sot në Ferizaj, Norvegjia e kërkonte bashkë me vëllain e tij për një vrasje të tri viteve më parë
Janë mbyllur pjesët e para të tri ndeshjeve të xhiros së 21-të të Superligës së futbollit, transmeton "Kosova Sot ".
45 minutëshi i parë i super-derbit të mesjavës mes Dritës dhe Ballkanit u mbyll pa fitues, 0:0. Skuadrat i kishin rastet e tyre, por nuk ia dolën të shënonin dhe do të mundohen që një gjë të tillë ta bëjnë në pjesën e dytë.
Ballkani po e kërkon fitoren për ta ruajtur distancën në krye të tabelës, kurse gjilanasit e kanë me patjetër fitoren për të mbetur në garë për titull.
Ndërkohë, dueli mes Feronikelit ’74 dhe Gjilanit po ashtu u mbyll baras pas pjesës së parë, 0:0.
Ndërkaq, Malisheva po avancon ndaj Prishtinës me rezultat 1:0 falë golit të Altin Aliut, pas një gabimi të portierit vendës.
(Kosova Sot Online )