Benzema shënon autogol

  • A.P /
  • 22 February 2024 - 20:06
Benzema shënon autogol

Al-Ittihad ka kaluar në çerekfinale të AFC Ligës së Kampionëve.

Skuadra saudite eliminoi sonte Navbahor Namanga, në 1/8 e finales së kësaj gare.

Ndeshja e zhvilluar në “King Abdullah Sports City” përfundoi me rezultatin 2:1, me vendasit që tutje kualifikon me këtë rezultat të përgjithshëm, pasi ndeshja e parë ishte mbyllur baras dhe pa gola.

Karim Benzema la gjurmë në këtë ndeshje, mirëpo duke shënuar autogol (25′), që ishte edhe goli i epërsisë për skuadrën nga Uzebekistani.

(Kosova Sot Online)