Granit Xhaka pjesë e formacionit të javës në Bundeligë

  • S.A /
  • 26 February 2024 - 15:36
Granit Xhaka pjesë e formacionit të javës në Bundeligë

Fundjavën që shkoi, përfundoi xhiroja e 23-të e Bundesligas.Edhe pas kësaj jave, Bayer Leverkusen vazhdon të jetë lider. Leverkusen triumfoi përballë Mainz me rezultatin 2:1, ku njërin nga dy golat e shënoi Granit Xhaka, transmeton "Kosova Sot Online ".

E kur jemi tek Xhaka, ai ka zënë vend në ekipin më të mirë të xhiros në Bundesligë.

Në 11-shen e javës, mesfushori kosovar i Bayer Leverkusenit është përfshirë për herë të tretë.

Sulmuesi Harry Kane i Bayernit dhe reprezentuesi i Gjermanisë, Robin Gosens i Union Berlinit janë në mesin e lojtarëve të përzgjedhur në ekipin e xhiros. Leverkuseni ka 33 ndeshje rresht pa humbje, që është rekord në Gjermani. Më 3 mars, Bayer Leverkuseni ka ndeshje të vështirë në udhëtim ndaj Koelnit.

(Kosova Sot Online