Gjyqtarja e La Liga përfundon në spital, është përplasur me kamerën!

  • S.A /
  • 26 February 2024 - 10:41
Gjyqtarja e La Liga përfundon në spital, është përplasur me kamerën!

Gjyqtarja anësore, Guadalupe Porros, gjatë minutës së 15’ në ndeshjen e La Liga mes Real Betis dhe Atheltico Bilbao ka pësuar një incident, mment i cili u bë viral në rrjetet sociale, transmeton "Kosova Sot Online ".

Anësorja 37-vjeçare ishte në krye të detyrës kur u përplas me një prej kamerave duke marrë një plagë të madhe në fytyrë. Ambulanca zbarkoi menjëherë në fushë dhe Porros u dërgua në spital për një trajtim më të specializuar.

(Kosova Sot Online )