Daja vazhdon kontratën me Ballkanin

  • A.P /
  • 26 February 2024 - 17:12
Daja vazhdon kontratën me Ballkanin

FC Ballkani dhe Ilir Daja kanë vazhduar bashkëpunimin edhe për dy vite.

Pavarësisht krizës së rezultateve dhe spekulimeve për një largim të mundshëm, klubi nga Theranda ka zyrtarizuar sot arritjen e marrëveshjes së re me trajnerin shqiptar.

Kampioni në fuqi zyrtarizoi se ka Daja ka zgjatur kontratën deri në verën e vitit 2026.

Njoftimi i plotë nga FC Ballkani:

“Ne ia kemi besuar dirigjencën e “simfonisë” tonë.

Ai me “orkestren”e tij, kompozoi perla të pavdekshme, të cilat tashmë janë gdhendur në partiturat e  historisë.

Ne i kemi besuar të na prijë betejave.

Ai me “kalorësit” e tij, ngriti fronin e lavdisë!

Andaj ai padyshim që mbetet njëri prej nesh

Zonja dhe zotrinjë, tifozë të kampionit të Kosovës, me kënaqësinë më të madhe ju njoftojmë se me maestron e fushës së blertë, me profesorin e nderuar, Ilir Daja, kemi vazhduar deri në vitin 2026.

Bashkë kemi nisur t’u shkruajmë faqet e historisë së futbollit tonë, bashkë do t’i vazhdojmë!

Na priftë e mbara!”. 

(Kosova Sot Online)