Trepça e fiton derbin ndaj Sigal Prishtinës

  • A.P /
  • 06 March 2024 - 22:12
Trepça e fiton derbin ndaj Sigal Prishtinës

Trepça ka shënuar fitore në ndeshjen kryesore të javës së 24-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Mitrovicasit triumfuan ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 78:75 në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet.

Dueli ishte i barazpeshuar dhe sekondat e fundit e vendosën fituesin

Një treshe fillimisht nga Muhamedali Janjeva barazoi shifrat kur kishin mbetur edhe nëntë sekonda për t’u luajtur.

Megjithatë Capers me dy pikë dhe një gjuajtje të lirë ia dha fitoren mysafirëve.

Me këtë fitore, Trepça vazhdon të kryesojë renditjen tabelare me 44 pikë.

Në anën tjetër, Sigal Prishtina mbetet e treta me 37 sosh. 

(Kosova Sot Online)