Real Madrid dhe Man City kualifikohen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

  • E.K /
  • 07 March 2024 - 07:53
Real Madrid dhe Man City kualifikohen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Real Madrid ashtu edhe Manchester City kanë kryer detyrën duke siguruar kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, përcjell “Kosova Sot Online”.

Real Madrid eliminoi Leipizgun me rezultat të përgjithshëm 2:1, pasi ndeshja në “Santiago Bernabeu” përfundoi me rezultat 1:1.

Real Madrid avancon në çerekfinale, kurse kundërshtarin do ta mësojë javën tjetër.

Fitoren e Man Cityt e vulosi askush tjetër përpos Erling Haaland, që shtangi portierin pas asistimit të Rodrit (45+3’).

Kështu, “Qytetarët” bëhen skuadra e katërt që siguron pjesëmarrjen në çerekfinale të kompeticionit më të rëndësishëm në botë.

(Kosova Sot Online)