Nigeria në hall, kërkon trajner përmes internetit!

  • 12 March 2024 - 09:09
Nigeria në hall,  kërkon trajner përmes internetit!

Përfaqësuesja nigeriane e futbollit prej pak kohësh por kërkonte një trajner si pasues të portugezit José Peseiro, nën drejtimin e të cilit “Super Shqiponjat” shkuan deri në finale të Kupës së Kombeve të Afrikës (u mposht nga Bregu i Fildishtë),transmeton "Kosova Sot Online ".

Edhe pse nuk është një lëvizje e zakonshme, kur bëhet fjalë për klubet apo ekipet e futbollit, zgjidhja e gjetur nga Nigeria për të zgjidhur problemin ishte të bënte atë që bëjnë shumica dërrmuese e kompanive: postimi i vendit të lirë në internet.

U tha, u bë. Platforma FutbolJobs publikoi këtë të hënë shpalljen e vakancës për postin e trajnerit të ri të Nigeriasë:

“Punë e re. Kërkohet trajner për ekipit nigerian të futbollit për meshkuj”.

Duke u futur më thellë në publikim, platforma specifikon profilin e trajnerit që Federata Nigeriane e Futbollit kërkon për të zëvendësuar José Peseiron, transmeton SuperSport.

Kërkesat përfshijnë: “Kalifikime të nivelit të lartë; përvojë në menaxhimin e futbollit në nivelin më të lartë; mentaliteti fitues; njohuri për futbollin afrikan”.

Megjithatë, paga nuk është bërë publike në ofertën e punës. Edhe Federata Nigeriane e publikoi njoftimin në faqen zyrtare dhe po bën vlerësimin e kandidatëve përmes rrjetit social LinkedIn.

(Kosova Sot Online )