Bellingham favorit për ‘Topin e Artë’

  • A.P /
  • 13 March 2024 - 19:44
Bellingham favorit për ‘Topin e Artë’

Mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham, ka regjistruar një statistikë mjaft të suksesshme (gola ​​për gjuajtje) këtë sezon dhe kjo dëshmon se ai është një pretendent i vërtetë për “Topin e Artë”.

20-vjeçari po shijon një edicion të frytshëm deri tanni.

Anglezi aktualisht kryeson listën e golashënuesve në La Liga me 16 gola në 22 ndeshje.

Dhe totali i sezonit të tij është 20 gola dhe nëntë asistime në 30 ndeshje në të gjitha garat, një rezultat që do ta vendosë atë në garë për “Topin e Artë 2024”.

Për shumë njerëz, është vendosmëria e Bellinghamit përpara portës që e ndan atë nga pjesa tjetër.

Merrni për shembull rekordin e tij të jashtëzakonshëm ‘gola për gjuajtje’.

Bellinghamit i nevojiten mesatarisht vetëm 3.25 goditje për të shënuar, ndërsa bashkëlojtarët e tij te Real Madridi, Rodrgyo (9.25 gjuajtje) dhe Joselu (6.37) kanë luftuar për të gjetur rrjetën në krahasim me anglezin.

Mesfushori është gjithashtu në të njëjtin nivel me sulmuesin e Chelseat dhe Anglisë, Cole Palmer, me më shumë asistime dhe gola në pesë ligat më të mira të Evropës këtë sezon.


(Kosova Sot Online)