Skandal në futbollin Spanjoll, merret vendim për arrestimin e ish-presidentit të Federatës, Luis Rubiales

  • S.A /
  • 21 March 2024 - 11:57
Skandal në futbollin  Spanjoll, merret vendim për arrestimin e ish-presidentit të Federatës, Luis Rubiales

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm është kërkuar për arrestim Luis Rubiales, ish-president i Federatës Spanjolle të Futbollit, i cili ishte në qendër të një skandali për puthjen e një futbollisteje të Kombëtares spanjolle, transmeton "Kosova Sot Online ".

Prokuroria e dha mbrëmë urdhrin e arrestit të Rubiales, por më pas u mësua se ai aktualisht gjendet në Republikën Dominikane, e cila nuk e ka një marrëveshje për ekstradimin e tij në Spanjë, por Prokuroria beson se do të jetë dëshirë e tij të kthehet në atdhe.

Sapo të rikthehet në Spanjë, Rubiales do të arrestohet.

Bashkimi Qendror Operativ i Guardia Civil e bastisi këtë mëngjes zyrën e Federatës së Futbollit të “Laz Rozas” në periferi të Madridit. Sipas shtypit iberik, hetimet lidhen me kontrata ilegale të pesë vjetëve të fundit për Superkupën e Spanjës që po luhet në Arabinë Saudite. Shtatë persona janë arrestuar, prej tyre edhe Tomás González Cueto, këshilltar i jashtëm ligjor i Federatës Spanjolle dhe njerëz të besueshëm dhe të afërt të ish-presidentit të Federatës.

(Kosova Sot Online )