Rrjeti i shërbimit rus i instaluar brenda institucioneve të shtetit serb me projekt sulmi kundër Kosovës

Rrjeti i shërbimit rus i instaluar brenda institucioneve të shtetit serb me projekt sulmi kundër Kosovës
Rrjeti i shërbimit rus i instaluar brenda institucioneve të shtetit serb me projekt sulmi kundër Kosovës

Xhevat Meha

  • 21 March 2024 - 07:54

Shkruan: ANALISTI - Xhevat Meha

Të gjitha veprimet e Serbisë kundrejt Kosovës bëhen me qëllim të cenimit të sovranitetit të Kosovës. Edhe kjo e dinarit shkon në atë drejtim. Mirëpo, beteja e Serbisë për dinarin ka edhe elemente tjera që bart me vete.

-Serbia gjithnjë e me tepër po demonstron dhëmbët për hapje të njëlloj konflikti në Kosovë. Kjo besoj se vjen nga shtyrja përpara e hapjes se konfliktit nga rrjeti rus i instaluar fuqishëm brenda institucioneve të Serbisë. Mirëpo edhe qeveria e Kosovës është duke krijuar kushtet të duhura që Serbia të rrisë apetitin për hapje të konfliktit. Veprimet e Qeverise së Kosovës, sidomos nga pranvera e vitit të kaluar, kanë qenë të pa koordinuara me mbështetësit e Pavarësisë së Kosovës.

Përveç kësaj veprimet e qeverisë kanë rritur pakënaqësinë e serbëve të Kosovës me Qeverinë e Kosove dhe kanë rritur konfliktualitetin ndëretnik. Prishja e marrëdhënieve të Qeverisë së Kosovës me mbështetësit e pavarësisë së Kosovës ka krijuar situatën që Serbia dëshiron ta shfrytëzoj për shtyrjen përpara të interesave të saj. Çdokush, edhe Serbia në këtë rast, nuk i lëshojnë këto situata t'u ikin nga dora. Është e pritshme që Serbia ta shfrytëzoj situatën e krijuar nga prishja e këtyre marrëdhënieve për hapjen e njëlloj konflikti në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".