Arsenali interesohet për Rodrygon

  • A.P /
  • 04 April 2024 - 18:02
Arsenali interesohet për Rodrygon

Arsenali ka shprehur interesim për transferimin e Rodrygos.

Mediumi spanjoll, Cadena Ser raporton se ylli brazilian ka rënë në radarin e “Topçinjve”.

E ardhmja e Rodrygos te Real Madridi është më e pasigurt nëse vjen Kylian Mbappe në “Santiago Bernabeu”.

Rodrygo ka treguar paraqitje mjaft të mira viteve të fundit dhe e ka një vend të rëndësishëm në skuadrën madrilene.

(Kosova Sot Online)