Drita me fitore komode ndaj Lirisë, vazhdon presionin për titull

  • S.A /
  • 13 April 2024 - 16:59
Drita me fitore komode ndaj Lirisë, vazhdon presionin për titull

Drita ka shënuar fitore ndaj Lirisë me rezultat 4-2 në kuadër të javës së 29-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.Ndeshja nisi shumë mirë për Dritën që arriti të zhbllokojë herët sfidën, transmeton "Kosova Sot Online".

Ishte Meris Maliqi që shënoi në minutën e  10-të për 1-0. Edhe pse kishte raste, me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Me të fillur e dyta, Drita shtoi epërsinë përmes sulmuesit të tyre më të mirë, Blerim Krasniqit që shënoi për 2-0.

Në minutën e 56-të, Drita hipotekoi fitoren kur një harkim i Besnik Krasniqit u devijua nga mbrojtja e Lirisë për 3-0.

Krejt çfarë bëri Liria ishte një gol i Arbër Bashës në minutën e 74-të për 3-1.

Drita në minutën e 84-të, shtoi epërsinë në 4-1 me golin e Albert Dabiqajt nga pika e bardhë. Liria shënoi edhe njëherë në kohën shtesë për rezultatin 4-2.

Me këtë fitore Drita ngjitet përkohësisht në vendin e dytë me 57 pikë, dy më pak se Ballkani dhe tri më shumë se Llapi që ka një ndeshje më pak.

(Kosova Sot Online )