Real Madridi e fiton dramën e madhe, me penallti eliminon Man Cityn

  • S.A /
  • 18 April 2024 - 07:34
Real Madridi e fiton dramën e madhe, me penallti  eliminon Man Cityn

Real Madridi është gjysmëfinalisti i fundit i Ligës së Kampionëve.“Los Blancos” eliminuan Manchester Cityn pas ekzekutimit të penalltive, transmeton "Kosova Sot Online ".

Rezultati pas kohës së rregullt ishte 1:1, kurse i barabartë ishte edhe në ndeshjen e parë, 3:3.

Rodrygo kaloi mysafirët në epërsi qysh në minutën e 12-të të ndeshjes.

Pjesa e parë më pas ishte e gjitha e vendasve që tentonin të shënonin golin e barazimit.

Megjithatë, atë e gjetën tek në minutën e 76-të nëpërmjet Kevin De Bruynes.

Dy herë nga 15 minuta ishin alternativa e dytë, por as aty nuk pati fitues e as gola të shënuar.

E si opsion përfundimtar mbetën penalltitë.

Aty, më të mirë ishin Real Madridi që iu gëzuan kualifikimit tutje.

(Kosova Sot Online )