
Lexoni edhe:
Ronaldo i dashuruar tmerrësisht me futbollin, po e shijoj momentin
Skuadra e Dritës po vazhdon të jetë aktive në këto ditë të afatit kalimtar të verës, transmeton "Kosova Sot Online".
Prurja e radhës e të kaltrërve nga Gjilani është Veton Tusha. Sulmuesi ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me Dritën. Lajmin e ardhjes së tij e ka bërë të ditur vet klubi në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”.
Ronaldo i dashuruar tmerrësisht me futbollin, po e shijoj momentinLexoni edhe:
Tusha transferohet tek Drita ka skuadra e Dinamo Cityt, në kampionatin shqiptar.
Ai, po ashtu është pjesë edhe e Kombëtares së Kosovës për U21.
Përveç Tushës, Drita ditë më parë ka zyrtarizuar edhe dy prurje të tjera.
Klubit i janë bashkuar Kastriot Rapuca dhe Ilir Mustafa.
Tek gjilanasit pritet të ketë edhe ardhje tjera në ditën në vijim.
Nga ekipi tashmë janë larguar Blend Baftiu, Astrit Thaqi, Albin Prapashtica, Samson Ebuka, Leonat Vitija e Yll Ibrahimi. Edicionin e kaluar, Drita e mbylli në pozitën e tretë në tabelë me 67 pikë, plot 11 më pak se lideri.
(Kosova Sot Online )