Ronaldo i dashuruar tmerrësisht me futbollin, po e shijoj momentin

  • 12 June 2024 - 09:53
Ronaldo i dashuruar tmerrësisht me futbollin, po e shijoj momentin

Cristiano Ronaldo ka qenë edhe një herë protagonist.Ylli i Al-Nassr i realizoi mbrëmë dy gola për Portugalinë në fitoren 3:0 ndaj Irlandës, në miqësoren para Euro 2024. transmeton "Kosova Sot Online ".

39 vjeçari me këtë rast arriti në kuotën e 130 golave për Portugalinë, derisa është golashënuesi më i mirë në histori të Kombëtareve.

Gjithashtu, ai shkoi në shifrën e 895 golave në karrierë, një numër i jashtëzakonshëm dhe i paarritshëm deri tash.

Derisa po i kalon vitet e fundit të karrierës, ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Manchester Unitedit, Real Madridit dhe Juventusit thotë se po e shijon çdo moment.

“Nuk më kanë mbetur shumë vite në futboll. Kështu që, më duhet ta shijoj këtë”, deklaroi fillimisht CR7 pas lojës. “Jam i dashuruar me futbollin. Çdo ndeshje është speciale, imagjinojeni në Euro 2024 me Portugalinë, ndihem krenar… Është një ëndërr, njëjtë si kur isha 20 vjeçar”, vazhdoi Ronaldo.

(Kosova Sot Online )