Messi e zbulon golin më të rëndësishëm të karrierës

  • S.A /
  • 13 June 2024 - 11:07
Messi e zbulon golin më të rëndësishëm të karrierës

Lionel Messi e ka treguar se cili është goli më i mirë i karrierës, sa i përket rëndësisë. Ylli argjentias tha se goli i shënuar në vazhdime në finalen e Kupës së Botës ndaj Francës ka peshën më të madhe nga të gjithë, transmeton "Kosova Sot Online".

“Në termet e rëndësisë, goli më i mirë i karrierës ishte në vazhdimet e finales së Kupës së Botës ndaj Francës”, tha Messi.

Messi ishte i jashtëzakonshëm atë Botëror, duke e fituar në fund edhe çmimin e futbollistit më të mirë të turneut. 

(Kosova Sot Online )