Argjentina në finale të Copa Americas, Messi protagonist

  • E /
  • 10 July 2024 - 09:02
Argjentina në finale të Copa Americas, Messi protagonist

Argjentina ka arritur të kualifikohet në finale të Copa Americas.

Messi me shokë triumfuan 2:0 ndaj Kanadasë në gjysmëfinale.

Julian Alvarez kaloi Argjentinën në epërsi në minutën e 22-të të ndeshjes.

E fitoren e vulosi Leo Messi që shënoi në minutën e 51-të të ndeshjes.

Kësisoj, Argjentina kualifikohet në finalen e tretë radhazi, duke fituar paraprakisht Copa American dhe Kupën e Botës.

Në finale, Argjentina ndeshet me fituesin e takimit Uruguai – Kolumbia.

(Kosova Sot Online)