Mbappe po i kryen vizitat mjekësore në Real Madrid

  • E.k /
  • 16 July 2024 - 10:48
Mbappe po i kryen vizitat mjekësore në Real Madrid

E marta do të jetë dita finale e transferimit të Kylian Mbappes në Real Madrid.

Dita e sotme nisi me testet mjekësore, të cilat është duke i kryer futbollisti i deridjeshëm i Paris Saint-Germainit.

Një atmosferë impozante pritet të mbretërojë në kryeqytetin spanjoll kur mbi 85 mijë tifozë pritet t’ia bëjnë një pritje të ngrohtë në “Santiago Bernabeu” yllit të tyre të ri, derisa Mbappe do ta veshë fanellën e bardhë për herë të parë, njoftojnë mediat spanjolle.

Kjo pritet të ndodhë sonte derisa do të bëhet prezantimi i nënkampionit të botës tek “Los Blancos”.

Ndërkohë, një numër i tifozëve kanë qëndruar jashtë spitalit ku sulmuesi francez ishte duke i kaluar vizitat mjekësore, ndërsa ia dhanë mbështetjen e tyre fillestare. 

(Kosova Sot Online)