Egnatia dështon në “Loro Boriçi”, eliminohet nga Liga e Konferencës

  • E.k /
  • 01 August 2024 - 22:52
Egnatia dështon në “Loro Boriçi”, eliminohet nga Liga e Konferencës

Egnatia është eliminuar në raundin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Kampioni i Shqipërisë u mposht 0:2 në “Loro Boriçi” nga ekipi islandez, Vikingur Reykjavik.

Egnatia kishte triumfuar në ndeshjen e parë në udhëtim 0:1, megjithatë dështoi të ruante epërsinë nga dueli i parë.

Një gol në pjesën e parë dhe një në të dytën ishin fatale për kampionin shqiptar.

Kësisoj, Egnatia e mbyll këtu garimin në garat evropiane, teksa Vikingur Reykjavik kalon në rrethin e tretë kualifikues.

(Kosova Sot Online)